10 nëntor, 2007

Shkruaj shqip

E ndjen dhe ti trysninë farëkeqe të dhunimit të shqipes së shkruar, por ende vazhdon ta shkruash shqipen me alfabet të huaj? E ndjen se tashmë je disi jashtë mode, por nuk e di pse?!

Mos kërko më tej. Ke ardhur në vendin e duhur. Kërce pa frikë me të dy këmbët në shekullin e XXI-të: Thuaji jo albanishtes, përdor alfabetin shqiptar me plot 36 shkronja. Drejtshkruaj shqip, kaloja shefit dhe fqinjit injorant, denonco dhunuesit e alfabetit me të parë!

Shqipja kërkon sot ushtarë! Jep jetën tënde për shqipen dhe mbroje atë me armë në dorë dhe arsenal bërthamor. Shaj, fyej dhe dhuno dhunuesit e shqipes, denigroji ata në publik për përbindëshat që ata janë. Denonco dhunuesit e shqipes në polici, hidhi në gjyq, ndiqi me kuç e me maç. Mos e ul më kokën ndaj parazitëve që ushqehen mbi trupin e shqipes. Kurrë më injorancës dhe bastardimit të alfabetit shqiptar! Dhunuesi të digjet, të sodumet, të grihet katundisht, të xieret prej vendit me lâng e me plâng!

Fol, shkruaj, vepro! Tani! Shkruaj shqip!



03 tetor, 2007

Lingvosoft 2007: anglisht - shqip

Fjalor për përkthim të ndërsjellë anglisht-shqip.


Shkarkoje: http://rapidshare...gvosoft__2007_English-Albanian__Win_.zip.html



02 shkurt, 2007

Prektora 1 - Tastierë shqip (ë, ç, é)

Shkruaj shqip
Prektora 1 është një përshtatje që rendit gërmat e shqipes në prektorë (tastierë) sipas standardit perëndimor. Kjo përshtatje vlen vetëm për sistemet operative Windows XP dhe 2000 Pro.

Renditja shkronjore pas instalimit - Pamja normale


Renditja shkronjore pas instalimit - Pamja nën [ SHIFT ]


http://vargmal.org/shqip/



Lingvosoft 2006: anglisht - shqip

Fjalor për përkthim të ndërsjellë anglisht-shqip.


Shkarkoje: http://rapidshare...English-Albanian__Win_.zip.html


The LingvoSoft Dictionary 2006 for Windows is part of a unique suite of language learning applications for your PC. It provides instant bidirectional word translation and quick search functions.

http.//www.lingvosoft.com/



01 shkurt, 2007

Fjalori i gjuhës shqipe - FESh

Përdorimi i këtij fjalori do të ndihmojë shqipshkruesit në hartimin e teksteve të ndryshme, duke kursyer kohën e tyre dhe duke rritur njëkohësisht cilësinë e shkrimit.


http://gjuha-shqipe.com/permbajtja/softuere/fesh.html



31 janar, 2007

Anglisht - shqip, në rrjet

Përkthe menjëherë fjalë nga anglishtja në shqip. Përmes shfletuesit në kahun e mëposhtëm:

http://www.flasshqip.com



30 janar, 2007

Drejtshkrim në "MS Office" - AS 2.0

Programi kompjuterik për drejtshkrim AS 2.0

Nëse shkruani shqip, tash është koha për t’u thënë lamtumirë gabimeve drejtshkrimore.


AS 2.0:

* Është në pajtim me të gjitha versionet “Microsoft Office”
* Përmban më shumë se 2 milionë trajta të fjalëve të gjuhës shqipe
* Korrigjimi automatik
* Mundësia e shtimit të fjalëve të reja
* Doracaku për përdoruesin

Programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0 mbulon mbi 99 % të leksikut të gjuhës shqipe dhe ka përballuar me sukses testet për saktësi gjuhësore.

Programi përmban një fjalës prej mbi 150 000 fjalësh, të cilat, në varësi të kategorisë së cilës i përkasin, arrijnë në mbi 2 300 000 trajta të papërsëritshme fjalësh.

http://gjuha-shqipe.com/permbajtja/softuere/as_2_0.html