10 nëntor, 2007

Shkruaj shqip

E ndjen dhe ti trysninë farëkeqe të dhunimit të shqipes së shkruar, por ende vazhdon ta shkruash shqipen me alfabet të huaj? E ndjen se tashmë je disi jashtë mode, por nuk e di pse?!

Mos kërko më tej. Ke ardhur në vendin e duhur. Kërce pa frikë me të dy këmbët në shekullin e XXI-të: Thuaji jo albanishtes, përdor alfabetin shqiptar me plot 36 shkronja. Drejtshkruaj shqip, kaloja shefit dhe fqinjit injorant, denonco dhunuesit e alfabetit me të parë!

Shqipja kërkon sot ushtarë! Jep jetën tënde për shqipen dhe mbroje atë me armë në dorë dhe arsenal bërthamor. Shaj, fyej dhe dhuno dhunuesit e shqipes, denigroji ata në publik për përbindëshat që ata janë. Denonco dhunuesit e shqipes në polici, hidhi në gjyq, ndiqi me kuç e me maç. Mos e ul më kokën ndaj parazitëve që ushqehen mbi trupin e shqipes. Kurrë më injorancës dhe bastardimit të alfabetit shqiptar! Dhunuesi të digjet, të sodumet, të grihet katundisht, të xieret prej vendit me lâng e me plâng!

Fol, shkruaj, vepro! Tani! Shkruaj shqip!